20 VJET TRADITË, CILËSI, PËRVOJË


Produktet

INGRANAZHE


Gjatë funksionimit 20-vjeçar ne kemi punuar ingranazhe për kompjuterë, aparate fotokopjimi (fotokopiatriçe) dhe për vinça me fuqi bartëse deri në 160 tonelata. Kapacitetet tona për punimin e ingranazheve me dhëmbë të drejta janë nga moduli 1 deri në modulin 14, me diametër deri në φ 1200mm dhe lartësi prej 280mm, ndërsa për ingranazhet me dhëmbë me kënd jo të drejtë nga moduli 1 deri në modulin 10, me diametër deri në φ 800mm dhe lartësi prej 220mm.

Lexoni më shumë...»

KAPAKË ME INGRANAZHE


Gjatë funksionimit 20-vjeçar ne kemi punuar lloje të ndryshme kapakësh me ingranazhe dhe lloje të tjera kapakësh për reduktorë, që shiten për qëllime komerciale, por edhe kapakë që përdoren për makineritë e rënda industriale, për makineritë për prodhimin e çelikut, ato për thyerjen e gurëve etj.

Lexoni më shumë...»

INGRANAZHE PËR ZINXHIRË DHE RROTA


Gjatë punës sonë kemi punuar zinxhirë dhe rrota speciale për reduktorë, traktorë, multikultivatorë, ashensorë etj. Rrotat speciale punohen me bronz, që sigurohet brenda vendit, me cilësi të lartë dhe rezistencë të madhe kundër fërkimit, siç është bronzi me plumb dhe bronzi me alumin, që kanë një fortësi shumë të lartë.

Lexoni më shumë...»

BOSHTE DHE KAPAKË


Firma jonë posedon mundësi teknike për punimin e boshteve dhe kapakëve me dimensione φ 300mm dhe gjatësi prej 2000mm. Për boshtet dhe kapakët që punohen tek ne kemi mundësi teknike që ato t'i nënshtrohen procesit të fleksimit dhe trajtimit termik me kalitje ose punimit me çimento. Gjithashtu, kemi mundësi teknike për punime speciale në kabot dhe për punim të dadove të llojeve të ndryshme, siç janë dadot metrike, në formë trapezi etj.

Lexoni më shumë...»

BASHKUES


Me ndihmën e kapaciteteve tona industriale, me përvojën e fituar, njohuritë teknike dhe njohjen e teknikave mekanike punojmë modele të ndryshme bashkuesish, siç janë bashkuesit me dhëmbë, bashkuesit elastikë, bashkuesit perifleksë, bashkuesit në formë ganxhash etj.

Lexoni më shumë...»

REDUKTORË


Mashinoeksport është një firmë që ka angazhuar inxhinierë mekanikë profesionistë dhe me përvojë dhe kuadro teknologjike me kualifikime të larta. Me profesionalizimin tonë, njohuritë dhe përvojën e fituar kemi mundësi për të gjetur zgjidhje për nevojat Tuaja, si për shembull për punimin e reduktorëve, multiplikatorëve etj.

Lexoni më shumë...»

ZINXHIRË


Mashinoeksport është në gjendej të punojnë zinxhirë për nevojat Tuaja. Ne punojmë zinxhirë me një, dy ose më shumë rreshta, por edhe lloje të tjera zinxhirësh. Zinxhirët e punuar nga ana jonë mund të kenë mbrojtje kundër zjarrit ose mbrojtje induktive.

Lexoni më shumë...»